Ushtruesi i ri i detyrës myfti i Tetovës ka lajmëruar në polici se është penguar të fillojë punën
- Ushtruesi i ri i detyrës myfti nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për rajonin e Tetovës Selver Xhemaili në polici ka paraqitur se është penguar të fillojë me punë. Ai rastin e ka denoncuar në polici se nuk ka mundur të hyjë në zyrat e Myftinisë dhe më herët.
- Post By Fami Bajrami
- 15:25, 31 janar, 2024
Tetovë, 31 janar 2024 (MIA) - Ushtruesi i ri i detyrës myfti nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për rajonin e Tetovës Selver Xhemaili në polici ka paraqitur se është penguar të fillojë me punë. Ai rastin e ka denoncuar në polici se nuk ka mundur të hyjë në zyrat e Myftinisë dhe më herët.
"Sot (31 janar) në ora 07:30 minuta XH.S (52) nga Tetova në SPB Tetovë ka lajmëruar se XH.S dhe SH.SH. kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të hyjë dhe të kryejë detyrat e punës edhe pse ka pasur vendim nga Bashkësia Fetare Islame e pagatitur me 08:11.2023. E njëjta gjë po ndodh prej kohësh dhe në rastin u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar nëpunës policorë për të parandaluar prishjen eventuale të rendit publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit", informojnë nga SPB Tetovë.
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka publikuar kumtesën për rastin ku ka theksuar se myftiu i mëparshëm është shkarkuar dhe është dashur të largohet nga zyrat, ndërsa si ushtrues detyre është emëruar Selver Xhemaili.
"Me 9 nëntor, Qani Nesimi është shkarkuar nga detyra e funksionit të myftinisë së Tetovës dhe në të njëjtën kohë nga ai moment nuk ka të drejtë të përdorë vulat e myftinisë dhe as nuk mund të paraqitet në publik si myfti. Ndërsa edhe emri i tij si myfti është fshirë nga Regjistri qendror dhe në vend të tij emërohet ushtrues i detyrës nga Rijaseti i BFI-së në RMV, dr Selver Xhemaili", thuhet në kumtesën e BFI-së të publikuar në rrjetin social Fejsbuk.
Nga BFI-ja kërkojmë nga institucionet përkatëse që të zgjidhin situatën në përputhje me aktet normative. rq/
Foto: arkivi i MIA-s