• e enjte, 02 prill 2026

Ushtrim demonstrues për mbrojtje nga zjarret në ISHP Geriatria

Ushtrim demonstrues për mbrojtje nga zjarret në ISHP Geriatria

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Në ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup, sot do të mbahet një ushtrim demonstrues për mbrojtje nga zjarret me titullin "Zjarri 2026".

Siç informojnë nga Geriatria, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të gatishmërisë dhe kapaciteteve të personelit, do të realizohet një ushtrim për përballimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, me fokus në një skenar të paraqitjes së zjarrit në objektin e institucionit.

"Ushtrimi ka për qëllim të demonstrojë reagimin fillestar në rast të shpërthimit të zjarrit, evakuimin e organizuar dhe të sigurt, si dhe funksionimin e sistemeve dhe procedurave për mbrojtje dhe shpëtim. Njëkohësisht, do të kryhet edhe verifikimi i koordinimit dhe gatishmërisë së ekipeve për përballimin e situatave të tilla", njoftojnë nga ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori"- Shkup. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR