• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Armata ukrainase kërkon mobilizimin e 500.000 ushtarëve të tjerë, Zelenski ngurron

Armata ukrainase kërkon mobilizimin e 500.000 ushtarëve të tjerë, Zelenski ngurron

Kiev, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Armata ukrainase do ta mobilizojë edhe 500.000 ushtarë, deklaroi mbrëmë presidenti Volodimir Zelesnki dhe shtoi se "ka kërkuar nga udhëheqësia ushtarake" të japë detaje për këtë "punë shumë të ndjeshme" përpara se ai të vendos "nëse do ta përmbushë dëshirën e tyre"

"Një mobilizim kaq i madh do t'i kushtojë Ukrainës me siguri 500 miliardë hryvnia (12.2 miliardë euro)", tha Zelenski në konferencën për shtyp.

Sipas tij, duhet të mendohet edhe nëse ushtarët veçmë të angazhuar do të ndërrohen në front apo do të lejohen të shkojnë në shtëpi pas gati 22 muajsh luftime.

Statistika e Ministrisë së Mbrojtjes theksoi se armata ukrainase në tetor kishte gjithsej 800.00 ushtarë. Nëse hyn garda Kombëtare dhe njësit tjera, gjithsej një milion ukrainas janë veçmë ME uniformë.

Zelenski gjithashtu tha se është i sigurt se SHBA-ja do ta përmbushin premtimin e tyre për t'i dhënë atij miliarda dollarë për ta mdihmuar atë të vazhdojë luftën e tij kundër Rusisë. Në pyetjen se Ukraina mund ta humbë luftën, ai u përgjigj "Jo".

Ai, gjithashtu, mohoi se Rusia  ka qenë më e suksesshme këtë vit sepse forcat e saj në masë të madhe kanë refuzuar kundërsulmin e Ukrainës dhe kanë zmadhuar prodhimin ushtarak.

"Rusia nuk ka arritur sukses në asnjë nga qëllimet e tij këtë vit", theksoi Zelenski, megjithëse ai pranoi se Ukraina ende përballet me "shumë sfida" pas humbjes se pajisjeve ushtarake perëndimore ne një kundërofensivë që nuk ka ndryshuar ndjeshëm 1.000 kilometra të vijës së frontit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR