• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ushtria izraelite zyrtarisht ka pranuar se po mbushen me ujë tunelet në Gazë

Ushtria izraelite zyrtarisht ka pranuar se po mbushen me ujë tunelet në Gazë

Tel Aviv, 30 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot edhe zyrtarisht kumtoi se ka lëshuar ujë deti në disa tunele të caktuara në Rripin e Gazës, për të cilat mediat raportojnë prej disa javësh.

Disa njësi nga IDF dhe përfaqësues izraelitë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë zhvilluar së bashku "vegla për mbushjen e ujit me rrjedhje të lartë në tunelet e Hamasit në Rripin e Gazës", kumtoi ushtria, duke shtuar se kjo është "pjesë e veglave që IDF ka për t'u ballafaquar me tunelet", njofton "Tajms of Izrael".

IDF kumtoi se nuk janë përmbytur të gjitha tunelet dhe se procesi përfshin lidhjen e pompave dhe tubave në "pusetat e adekuate të tunelit për të kryer detyrën".

Ushtria, gjithashtu, njoftoi se përpara se të përmbytet tuneli, ajo kryen kontrolle parandaluese "profesionale dhe gjithëpërfshirëse", duke përfshirë një analizë të sistemit të tokës dhe ujit në zonë, për të siguruar që ujërat nëntokësore nuk janë të kontaminuara.

Përmbytja e tuneleve është vetëm një nga metodat për neutralizimin e aftësive nëntokësore të Hamasit, theksojnë nga IDF-ja. Ushtria izraelite njofton se metodat e tjera përfshijnë "sulme ajrore, manovra nëntokësore dhe operacione me mjete teknologjike".

Uollstrit xhërnall në dhjetor ka publikuar se IDF-ja ka filluar të pompojë ujë deti në sistemin e tunelëve nëntoksorë të Hamasit. Një javë më vonë, "Tajms of Izrael" mësoi se testi ka qenë i suksesshëm. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR