• e enjte, 04 korrik 2024

Ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë komandantin e Hamasit - Mustafa Dalul

Ushtria izraelite njoftoi se e ka vrarë komandantin e Hamasit - Mustafa Dalul

Tel Aviv, 3 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite e vranë Mustafa Dalul, komandant i batalionit të Hamasit "Sabra Tel el Hava", i cili ka luajtur rol kyç në luftën kundër Izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi armata izraelite. 

"Aeroplanët izraelitë, duke vepruar në bazë të të dhënave të inteligjencës, e vranë Mustafa Dalul, komandant i batalionit 'Sabra Tel el Hava', i cili që nga fillimi i luftës kishte rol kyç në luftërat kundër ushtrisë izaelite në Rripin e Gazës", bëhet e ditur në publikimin e ushtrisë. 

Në kumtesë shtohet se Dalul gjatë viteve të kaluara ka pasur disa funskione në batalionet dhe brigadat e Hamasit në Gazë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR