• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj një shkolle në Gazë, ku, sipas saj, janë fshehur luftëtarë palestinezë

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj një shkolle në Gazë, ku, sipas saj, janë fshehur luftëtarë palestinezë

Tel Aviv, 9 korrik 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se ka kryer sulme ajrore ndaj disa luftëtarëve palestinezë, të cilët janë fshehur në një shkollë në Gazë, njoftoi DPA.

Armata, siç thuhet, "ka shfrytëzuar armë të sakta që të shmang viktima civile" derisa e ka sulmuar grupin e luftëtarëve të cilët janë fshehur në një ndërtesë në rajonin Nusejrat në pjesën qendrore të Gazës, kumtuan forcat mbrojtëse izraelite (CAHAL) vonë mbrëmë, pa kumtuar më shumë hollësira.

Ushtria përsëri i ka akuzuar dy grupet e armatosura - Hamasin dhe Xhihadin islamik palestinez se "në mënyrë sistematike e shkelin të drejtën humanitare", duke shfrytëzuar "objekte qytetare dhe popullatën si mburojë të gjallë".

Kjo po ndodh pasi paradokohe CAHAL kumtoi se kanë qëlluar luftëtarë të Hamasit në territorin e një shkolle të mëparshme, të menaxhuar nga Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë me refugjatë palestinezë. Sipas Hamasit, atëherë janë vrarë 16 persona.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se nuk mund t'i konfirmojë pohimet e dy palëve përmes burimeve të pavarura. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR