• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ushtria e Serbisë: Rrëzuam një dron komercial në rajonin e Kopaonikut

Ushtria e Serbisë: Rrëzuam një dron komercial në rajonin e Kopaonikut
Beograd, 2 nëntor 2022 (MIA) – Njësitet e Ushtrisë së Serbisë në orët e pasdites pas zbulimit dhe monitorimit në kohë kanë neutralizuar një dron komercial që ishte duke lëvizur nga Kopaoniku drejt Rashkës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Droni është rrëzuar me ndihmën e masave elektronike për bllokim, në afërsi të objekteve ushtarake në garnizonin e Rashkës, shtohet në kumtesë. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në Kapaonik ndodhet kufiri administrativ midis Kosovës dhe Serbisë. “Ushtria veproi në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës dhe komandantit suprem i forcave të armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, forcat e armatosura të Serbisë po ndërmarrin masa të përforcuara për zbulimin, monitorimin dhe neutralizimin e dronëve në afërsi të objekteve ushtarake. Forcat e armatosura do të vazhdojnë të veprojë në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës dhe komandant suprem, t'i rrëzojë të gjithë dronët që gjen në zonën e ndalim-fluturimit dhe në afërsi të objekteve ushtarake", kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes. Paraprakisht sot ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për RTS tha se Vuçiqi  e ka ngritur gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura serbe për shkak të dronëve  dhe “duke pasur parasysh përvojën në frontin ukrainas" që mos ketë vonesa administrative në zinxhirin komandues. Vuçeviqi deklaroi se Vuçiqi ka dhënë "urdhëruar që çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin tonë" dhe se aeroplanët luftarakë MIG-29 që i aktivizon Serbia,  nuk janë hedhur në erë për shkak të dronëve, por se "po patrullojnë në qiellin tonë". Ministri i Mbrojtjes i Serbisë deklaroi se “këtyre sfidave armata mund t'u përgjigjet me topa” dhe në mënyra të tjera. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR