• e hënë, 01 korrik 2024

Ushtria amerikane shkatërroi katër dronë të Huthëve në Detin e Kuq

Ushtria amerikane shkatërroi katër dronë të Huthëve në Detin e Kuq

Uashington, 28 mars 2024 (MIA) - Ushtria amerikane njoftoi se ka shkatërruar katër dronë me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga kryengritësit jemen Huthët. 

Komanda qendrore e SHBA-së (CENTKOM) mbrëmë në X njoftoi se dronët "targetuan një anije ushtarake amerikane" në Detin e Kuq. 

Huthët më parë njoftuan se po kryejnë sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq si shenjë e mbështetjes për grupin militant palestinez Hamas në luftën kundër Izraelit, ndërsa si përgjigje për ato sulme, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, të cilat po udhëheqin koalicion nga disa vende, filluan sulme ndaj caqeve të Huthëve në Jemen. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR