• e hënë, 01 korrik 2024

Ushtria amerikane publikoi se ka shkatërruar një sistem të mbrojtjes kundërajrore të Huthëve

Ushtria amerikane publikoi se ka shkatërruar një sistem të mbrojtjes kundërajrore të Huthëve

Uashington, 9 prill 2024 (MIA) - Ushtria amerikane dje bëri të ditur se ka shkatërruar sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe dronët e Huthëve jemenas në Detin e Kuq. 

Komanda qendrore e Armatës amerikane në rrjetin X publikoi se ka shkatërruar sistemin kundërajror me dy raketa të gatshme për lëshim, stacioni i kontrollit dhe sistemi i dronëve.

Huthët të delën njoftuan se kishin lëshuar raketa dhe dronë ndaj anijeve britanike, amerikane dhe izraelite, i cili është i fundit në një seri sulmesh ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që filluan për shkak të ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Komanda amerikane njoftoi të dielën se një raketë balistike kundër anijeve ishte lëshuar nga territori i Huthëve në drejtim të Gjirit të Adenit, por se nuk kishte dëme apo lëndime.

Sulmet nga grupi jemenas kanë ndërprerë tregtinë botërore përmes Kanalit të Suezit duke i detyruar kompanitë të zgjedhin rrugën më të sigurt, por shumë më të gjatë rreth Afrikës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR