• e hënë, 20 maj 2024

Ushtarët izraelitë stërviten për luftë të madhe të mundshme me Libanin

Ushtarët izraelitë stërviten për luftë të madhe të mundshme me Libanin

Tel Aviv, 10 maj 2024 (MIA) – Ushtria izraelite është duke trajnuar për mundësinë e një lufte të madhe me fqinjin e saj verior Libanin, kumtoi sot ushtria.

Theksohet se rezervistët e një brigade kanë mbajtur stërvitje të ndryshme gjatë javës për të “përshpejtuar gatishmërinë operacionale në këtë arenë”, transmeton DPA.

Qëllimi ka qenë gatishmëria operacionale dhe përgatitja “për skenarë të ndryshëm luftarakë në veri”.

Stërvitja e mbajtur në Galile në veri të vendit simuloi situata luftarake në Liban.

Këmbësoria dhe trupat e blinduara u stërvitën së bashku me ushtarët nga njësitë e logjistikës dhe komunikimit për të punuar së bashku në terren. Trupa të tjera u stërvitën gjithashtu me Forcat ajrore "për të trajnuar mbi një skenar të furnizimit të shpejtë ajror të forcave tokësore që veprojnë në territorin e armikut".

Më shumë se shtatë muaj në zonën kufitare mes Izraelit dhe Libanit vazhdimisht shpërthejnë luftime të ashpra. Milicia shiite proiraniane Hezbollah ka gjuajtur raketa, artileri dhe granata kundër tankeve në veri të Izraelit që nga 8 tetori. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR