• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ushtarët izraelitë gabimisht hapën zjarr dhe vranë tre pengje

Ushtarët izraelitë gabimisht hapën zjarr dhe vranë tre pengje

Jerusalem, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kontra-admirali Daniel Hagari sonte deklaroi se gjatë luftimeve në rajonin Shexhia në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ushtarët gabimisht identifikuan tre pengje izraelite si kërcënim, qëlluan dhe i vranë.

Ai tha se ky është "incident tragjik për të cilin përgjegjësi bartin Forcat izraelite të sigurisë (IDF)".

"Ai është rajon ku ushtarët hasën shumë terroristë, përfshirë edhe vetëvrasës me bombë", shtoi Hagari. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR