USHCM shënon 76 vjetorin e themelimit
- Universiteti më i vjetër dhe më i lartë arsimor në vend, Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup këtë vit shënon 76 vjetorin e themelimit të tij. Me atë rast, Universiteti organizon program treditor të ngjarjeve të cilat do të mbahen sot, më 23 dhe 30 maj, si pjesë e kremtimit të jubileut dhe festës patronale - Dita e Shenjtorëve Cirili dhe Metodi.
- Post By Sara Ademi
- 07:55, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Universiteti më i vjetër dhe më i lartë arsimor në vend, Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup këtë vit shënon 76 vjetorin e themelimit të tij. Me atë rast, Universiteti organizon program treditor të ngjarjeve të cilat do të mbahen sot, më 23 dhe 30 maj, si pjesë e kremtimit të jubileut dhe festës patronale - Dita e Shenjtorëve Cirili dhe Metodi.
Solemnitetet do të fillojnë sot me një koncert të Shoqërisë Akademike Kulturore Artistike "Mirçe Acev" në Shtëpinë e ARM-së.
Ngjarja kryesore do të mbahet të premten dhe do të fillojë në pllajën para Rektoratit, ku do të vendosen lule te monumenti i shenjtorëve Cirili dhe Metodi, ndërsa pastaj programi do të vazhdojë në sallën e ceremonive të Universitetit. Janë parashikuar fjalime të rektores, prof.dr Biljana Angelova dhe kryetarit të Kuvendit Studentor Universitar Aleksandar Nikollovski, pas së cilës do të vijojë ndarja solemne e mirënjohjeve për studentët më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2023/2024 si dhe ndarja e çmimit "26 Korriku" nga Fondacioni "Frank Maning". Është parashikuar një program artistik i studentëve nga Fakulteti i artit muzikor-Shkup.
Shënimi i përvjetorit do të vazhdojë edhe më 30 maj me ndarje solemne të tutullit profesor nderi (professor honoris causa) për prof. dr. Piter Mark nga Universiteti rus në Bohum të Gjermanisë.
"USHCM mbetet simbol i ekselencës akademike, zhvillimit shkencor dhe përgjegjësisë shoqërore. Tashmë 76 vjet jemi shtytës të dijes, mendimit kritik dhe progresit në shoqërinë tonë. Sot, USHCM është shtëpi e mijëra studentëve, profesorëve dhe hetuesve të cilët ndërtojnë rrugën drejt së ardhmes", cituan nga USHCM.
Shënimi i 76 vjetorit të USHCM-së, siç citohet, është përkujtues për rolin që Universiteti e ka si themel i zhvillimit akademik të vendit dhe vendi më i mirë për të filluar dhe ndërtuar të ardhmen profesionale të suksesshme. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s