• e hënë, 23 dhjetor 2024

UKIM do ta shënojë Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim

UKIM do ta shënojë Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Universiteti "Shën Kirili e Metodi" - Shkup sot do ta shënojë Ditën Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim - 10 Nëntori, e shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Shkencëtarët më të mirë dhe artisti më i mirë nga fakultetet e Universitetit të Shkupit do të shpërblehen me çmime të cilat do t'i dorëzojë rektorja e UKIM-it, prof.dr. Biljana Angelova. Do të organizohet edhe debat me temë "Shkenca e USHCM-së në funksion të shoqërisë më të mirë".

"Në Ditën botërore të shkencës për paqe dhe zhvillim kujtojmë rolin e rëndësishëm që e ka shkenca në shoqërinë tonë dhe në jetën e përditshme. Pikërisht për shkak të kësaj, USHCM i cili synon të jetë një universitet me vlera evropiane, i dukshëm dhe i njohur në fushën ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, çdo vit e shënon këtë ditë", njoftoi Universiteti i Shkupit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR