Ursula fon der Lajeni premton përgjigje të "fortë" mbi tarifat e “pajustifikuara” amerikane
- Shefja e BE-së, Ursula fon der Lajen e kritikoi ashpër vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit nga 12 marsi, duke premtuar se blloku do të kundërpërgjigjet.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:31, 11 shkurt, 2025
![Ursula fon der Lajeni premton përgjigje të](https://mia.mk/images/20250211102756_big_730x400_85.webp )
Bruksel, 11 shkurt 2025 (MIA) - Shefja e BE-së, Ursula fon der Lajen e kritikoi ashpër vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit nga 12 marsi, duke premtuar se blloku do të kundërpërgjigjet.
"Thellësisht më vjen keq për vendimin e SHBA-së të vendosin tarifa për eksportin evropian të çelikut dhe aluminit", tha ajo në deklaratë.
"Tarifat e pajustifikuara për BE-në nuk do të mbeten pa përgjigje - ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale", qa