• e premte, 05 dhjetor 2025

Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta të enjten për vizitë në Kinë

Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta të enjten për vizitë në Kinë

Pekin, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta të enjten do ta vizitojnë Kinën, ku do të takohen me presidentin kinez, Si Xhinping, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.  

Si pjesë e agjendës, ata do të marrin pjesë edhe në samitin e 25-të BE-Kinë, ku nikoqir do të jetë kryeministri kinez, Li Keqang. 

Temat kryesore të bisedimeve do të jenë tensionet tregtare, teknologjitë e energjisë dhe partneriteti i Kinës me Rusinë, në të cilën shihet me mosbesim në Evropë në kontekstin e luftës në Ukrainë. 

Marrëdhëniet mes Brukselit dhe Pekinit në tre vitet e fundit janë përkeqësuar, veçanërisht për shkak të konkurrencës në sektoret siç janë automjetet elektrike, industritë hekurudhore dhe diellore. BE-ja është e shqetësuar se prodhimi i tepërt kinez, të nxitura nga subvencionet shtetërore, mund të vërshojnë tregjet evropiane me prodhime të lira. 

Liderët evropian do të mundohen të arrijnë edhe lehtësimin në kufizimet e eksportit të elementeve të rralla të tokës, kyçe në prodhimin e telefonave celularë dhe automjeteve elektrike. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR