• e diel, 30 qershor 2024

Urime nga ministri Spasovski me rastin e festës së Krishtlindjes

Urime nga ministri Spasovski me rastin e festës së Krishtlindjes

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u dërgoi urim qytetarëve të besimit katolik me rastin e festës së madhe të krishterë - Krishtlindjet,  me urime për shëndet, begati dhe mirëqenie.

"Duke e festuar  lindjen e Krishtit si një e ardhme e ndritur e njerëzimit, le të orientohemi drejt bashkimit dhe solidaritetit, në frymën e mesazhit të krishterë të dashurisë mes fqinjëve. Mëshira e Zotit ndaj njeriut na ndriçoftë rrugën drejt vlerave pozitive dhe na bashkoftë, për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar paqen në shoqërinë tonë së bashku, për të siguruar një të ardhme për të gjithë me kontributin tonë në të mirën kolektive", ka shkruar Spasovski në urimin. ls/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR