• e premte, 05 dhjetor 2025

Urime nga Kos për Ditën e Pavarësisë: Mbështes fuqimisht rrugën tuaj drejt BE-së

Urime nga Kos për Ditën e Pavarësisë: Mbështes fuqimisht rrugën tuaj drejt BE-së

Bruksel, 8 shtator 2025 (MIA) - Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një postim në Iks, u dërgoi urime qytetarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë.

"Unë e mbështes fuqimisht rrugën tuaj drejt anëtarësimit në Unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës", theksoi Kos në urimin. 

Paraprakisht, urime me rastin, siç tha, Ditës Kombëtare, përcolli edhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, duke theksuar se BE mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane të vendit. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR