Urim nga zëvendëskryeministri Stoilkoviq me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, dërgoi një mesazh urimi me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore, duke theksuar se festa përfaqëson një pikë kthese historike dhe një simbol të luftës kundër fashizmit dhe dëshirës për liri dhe dinjitet të popullit maqedonas.
- Post By Sara Ademi
- 12:30, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, dërgoi një mesazh urimi me rastin e 11 Tetorit - Ditës së Kryengritjes Popullore, duke theksuar se festa përfaqëson një pikë kthese historike dhe një simbol të luftës kundër fashizmit dhe dëshirës për liri dhe dinjitet të popullit maqedonas.
"Në këtë ditë, kujtojmë dhe shprehim respektin më të lartë për të gjithë luftëtarët e guximshëm që sakrificën e tyre e ndërtuan në themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë. Kryengritja e vitit 1941 nuk ishte vetëm një përballje ushtarake, por edhe një detyrim moral - një luftë e organizuar, e guximshme dhe e drejtë për të drejtat e njeriut, barazi dhe vetëvendosje. Ishte momenti kur populli maqedonas, së bashku me të gjitha komunitetet që jetojnë në këto zona, zgjodhën të ardhmen e një shteti të pavarur dhe demokratik", thotë ai.
Stoilkoviq thotë se festa duhet të jetë një kujtesë se nëpërmjet respektit të ndërsjellë, përfshirjes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët, ne mund të sigurojmë paqe, stabilitet dhe progres të qëndrueshëm.
"Le ta ruajmë lirinë dhe ta ndërtojmë me përgjegjësi të ardhmen për brezat që do të vijnë", thekson Stoilkoviq në mesazhin e urimit. sa/
Foto: MIA arkivi