Urim nga zëvendëskryeministri Grubi për Krishtlindje
- Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, me rastin e festës së Krishtlindjes ka dërguar urim deri tek të gjithë qyt

Shkup, 7 janar 2023 (MIA) – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, me rastin e festës së Krishtlindjes ka dërguar urim deri tek të gjithë qytetarët e besimit ortodoks.
Grubi në urim përcjell mesazh për respekt të ndërsjellë dhe miqësi.
“Me rastin e festës suaj të Krishtlindjeve, uroj që familjet tuaja të jenë të bekuara nga drita e shëndetit, paqes dhe mirësive pafund. Le të jenë këto çaste festive reflektim mbi shenjtërinë e familjes, mbi virtytet e larta të pastrimit shpirtëror, respektit dhe miqësive të sinqerta”, potencon Grubi.