• e hënë, 23 dhjetor 2024

Urim nga Xhaferi me rastin e 11 Tetorit: Të bashkuar për një të ardhme të qëndrueshme

Urim nga Xhaferi me rastin e 11 Tetorit: Të bashkuar për një të ardhme të qëndrueshme

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uroi 11 Tetorin - Ditën e Kryengritjes Popullore, duke bërë thirrje për unitet në mbrojtje të një jete dinjitoze, të mirë dhe cilësor për të gjithë, si dhe në mbrojtje të një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

"Sot, kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut i gëzojnë mirësitë që i ofron liria dhe shprehja e lirë e mendimeve, qëndrimeve dhe këndvështrimeve, nuk mund të anashkalojmë viktimat, kontributin dhe mbi të gjitha idealet që i kanë udhëhequr të gjithë ato heronj të njohur dhe të panjohur të cilët në asnjë çast nuk hezituan të qëndrojnë në anën e vërtetë, në anën e drejtësisë, në anën e të mirës përkundrejt të keqes. Me qëllim të pastër para vetes, u nisën në luftë vendimtare kundër fashizmit, kundër pushtimit, dhunës, përçarjeve, nënçmimit dhe diskriminimit ndërmjet njerëzve. Ajo betejë u fitua mirëpo, për fat të keq, betejat për çdo ditë vazhdojnë në dimensione tjera të jetës dhe sfida është për çdo ditë shumë më e madhe. Lajmet e tmerrshme që i dëgjojmë nga rajonet e afërme dhe të largëta janë alarm dhe rikujtues se paqja është e brishtë dhe duhet të kultivohet, të ruhet dhe mbrohet, brenda dhe jashtë. Gjithnjë të bashkuar dhe unikë si qytetarë dhe si qenie njerëzore, gjithmonë të qëndrojmë në mbrojtjen e një jetë të denjë dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Gjithmonë në mbrojtjen e ardhmërisë stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme. Të dashur bashkëqytetarë, Ju uroj ditë të bukur festive", thekson Xhaferi në urimin e tij. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR