Urim nga presidentja Siljanovska - Davkova: Ilindeni është thelbi i historisë maqedonase, zemra e republikës maqedonase, shpirti i shtetësisë maqedonase
- – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova me rastin e 2 Gushtit, Ilindeni – Dita e Republikës, u dërgoi urim qytetarëve me porosi se Ilindeni i vitit 1903 dhe ai i KAÇKM-së nga viti 1944 janë thelbi i historisë maqedonase, zemra e republikës maqedonase, shpirti i shtetësisë maqedonase.
- Post By Fitore Curri
- 10:49, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova me rastin e 2 Gushtit, Ilindeni – Dita e Republikës, u dërgoi urim qytetarëve me porosi se Ilindeni i vitit 1903 dhe ai i KAÇKM-së nga viti 1944 janë thelbi i historisë maqedonase, zemra e republikës maqedonase, shpirti i shtetësisë maqedonase.
“Ilindeni është thelbi i historisë maqedonase, Ilindeni është zemra e republikës maqedonase, Ilindeni është shpirti i shtetësisë maqedonase, Ilindeni është një ditë e vështirë dhe e mrekullueshme, një ditë trishtimi dhe gëzimi të pamasë, por edhe një ditë dhimbjeje dhe krenarie! 2 Gushti është dita e dy Ilindenëve: ai i Krushevës që lindi idenë e Republikës dhe ai i KAÇKM-së që e solli atë në jetë. I pari ishte një shkëndijë, i dyti një flakë, i pari ishte një britmë çlirimtare dhe një epope heroike, i dyti ishte një konstituim shtetëror pas fitores”, thotë Siljanovska-Davkova.
I pari, shtohet në urim, mbolli farën republikane, i dyti mblodhi të korrat e Luftës Nacionalçlirimtare.
“Ilindeni është një histori që rrjedh, shkruhet dhe plotësohet me gjak dhe lot, me disfata dhe fitore. Ilindeni na mëson se Republika nuk trashëgohet, por luftohet dhe fitohet. Ilindeni na detyron ta bëjmë shtetin një vend të denjë për të jetuar për të gjithë, një vend nga i cili nuk do të ikësh, por në të cilin do të vish. Ilindeni është një shembull i bashkimit për hir të një qëllimi të përbashkët dhe të mirës së përbashkët. Ilindeni është një ditë betimi në heshtje para Nikollës, Pitusë, Dames, Goces... dhe para turmës së luftëtarëve të njohur dhe të panjohur, se atë që bënë për ne, duke u ngulitur me vetëmohim në themelet e shtetësisë maqedonase, nuk do ta harrojmë dhe turpërojmë kurrë. Të dashur pasardhës të qytetarëve të lavdishëm të Ilindenit, trashëgimtarë të vizionit, guximit dhe dashurisë së tyre të pamasë për atdheun, ju uroj nga zemra Ilindenin, festën mbi festa. Qoftë e përjetshme republika maqedonase! Ilindeni qoftë i përjetshëm!”, tha presidentja Siljanovska-Davkova në urimin e saj. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s