• e martë, 24 dhjetor 2024

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e 8 prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Presidenti, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prillit, u dërgoi mesazh urimi pjesëtarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Të dashur bashkëqytetarë, komuniteti rom është pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor të shoqërisë sonë dhe është e nevojshme që bashkërisht të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane të barazisë dhe respektimit të të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Me Strategjinë e re për përfshirjen e romëve 2022-2030, kemi një plan për të drejtuar politikat e shtetit për të kapërcyer bashkërisht problemet disadekadashe.

Pjesëmarrja e komunitetit rom në të gjitha rrjedhat sociale, kulturore dhe politike është e nevojshme për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, demokratike dhe multietnike. Të gjithë ne, veçanërisht zyrtarët, kemi një përgjegjësi brezash për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Gëzuar 8 Prillin - Ditën ndërkombëtare të romëve! Bahtalo o 8 Prill sa e Romenge!, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR