Urim nga Misajlovski: Dita e sotme na kujton guximin, sakrificën dhe idealet e paraardhësve tanë, të cilët me trimëri udhëhoqën luftën për liri
- - Me rastin e kremtimit të Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, së bashku me ministrin e Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, vendosën një kurorë me lule në Varrezat Partizane në Butel para memorialit të heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste.
- Post By Sara Ademi
- 13:31, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Me rastin e kremtimit të Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetori, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, së bashku me ministrin e Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, vendosën një kurorë me lule në Varrezat Partizane në Butel para memorialit të heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste.

Kurorë lulesh vendosi edhe delegacioni i Armatës i udhëhequr nga kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski.
Ministri Misajlovski dërgoi një mesazh urimi, duke theksuar se dita e sotme na kujton guximin, sakrificën dhe idealet e paraardhësve tanë, të cilët me trimëri udhëhoqën luftën për liri, drejtësi dhe jetë dinjitoze.

"Vendosmëria e tyre për të krijuar një shtet të pavarur dhe të lirë mbetet e jona dhe na detyron të gjithëve të angazhohemi për ndërtimin e një Maqedonie më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Le ta ruajmë Maqedoninë tonë. Le ta çmojmë lirinë, demokracinë dhe unitetin. Le të vazhdojmë së bashku drejt vizionit të një Maqedonie moderne, të sigurt dhe të begatë!, thotë Misajlovski në urimin e tij. sa/
Foto: Ministria e Mbrojtjes