• e shtunë, 23 nëntor 2024

Urim nga ministri Misajllovski me rastin e Ilindenit

Urim nga ministri Misajllovski me rastin e Ilindenit

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, të gjithë qytetarëve, pjesëtarëve të Armatës, të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes ua uroi festën e 2 Gushtit - Ilindenin.

"Simboli i rezistencës sonë, i vendosmërisë sonë për të jetuar të lirë në paqe dhe unitet, është festa jonë më e madhe - Ilindeni. Ilindeni është themeli i ynë për pavarësi. Trashëgimia e heronjve tanë nga kryengritja e Ilindenit është një udhërrëfyes që duhet ta ndjekim dhe të krijojmë një të ardhme me prosperitet për fëmijët tanë", thotë Misajllovski në urimin.

Ai shtoi se "respekt të vërtetë dhe të sinqertë ndaj ilindenasve do të tregojmë vetëm nëse të gjithë së bashku, nga grupet e ndryshme etnike, vërtetë bashkohemi dhe bashkarisht bëjmë përpjekje maksimale që ta plotësojmë amanetin dhe ta ndriçojmë rrugën tonë".

"Lufta vazhdon. Urime Dita e Republikës - 2 Gushti, Ilinden!, potencoi Misajllovski. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR