Urim nga Ageleri për zgjedhjen e Qeverisë së re: Me padurim presim që ta vazhdojmë partneritetin tonë
- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vend Anxhela Ageler sot në profilin e saj në platformën "X" ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re.
- Post By Fami Bajrami
- 16:08, 24 qershor, 2024

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vend Anxhela Ageler sot në profilin e saj në platformën "X" ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re.
"Urime për formimin e Qeverisë së re. Përderisa kryeministri dhe kabineti i tij marrin postet, me padurim presim që të vazhdojmë partneritetin tonë në përforcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e ekonomisë, energjetikës dhe zhvillimit të infrastrukturës, strukturave sociale dhe ecjen e vendit përpara në rrugën e saj euroatlantike", qëndron në urimin e Agelerit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s/printskrin