Urim me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i MIA-s nga Agjencia bullgare e lajmeve BTA
- Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kirill Vëllçev dërgoi urim deri te drejtori i Agjencisë Informative Mediatike - MIA, Dragan Andonovski me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i MIA-s.
- Post By Besnik Shuki
- 11:56, 30 shtator, 2023

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kirill Vëllçev dërgoi urim deri te drejtori i Agjencisë Informative Mediatike - MIA, Dragan Andonovski me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i MIA-s.
"Më lejoni t'ju dërgoj përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i agjencisë së lajmeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut - MIA. Ju dëshiroj të gjithë juve shëndet, suksese të reja profesionale dhe të vazhdoni me punë. Këtë rast e shfrytëzoj për të theksuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi mes MIA-s dhe BTA-së", thuhet në urimin e Vëllçevit. bsh/