Urim i Gashit deri te komuniteti serb për Ditën e Shën Savës
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim deri te komuniteti serb në vend me rastin e Ditës së Shën Savës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:40, 27 janar, 2026
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim deri te komuniteti serb në vend me rastin e Ditës së Shën Savës.
"Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në frymën e respektimit të të drejtave dhe diversitetit, uroj komunitetin serb në RMV me rastin e Ditës së Shën Savës. Le të jetë kjo ditë një rikujtim për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë multietnike. Vetëm mbi këto vlera mund të sigurohet funksionimi demokratik I shtetit dhe i bashkëjetesës së qytetarëve", qëndron në urimin. bsh/
Foto: MIA arkiv