• e enjte, 05 dhjetor 2024

Urim i Agelerit me rastin e 8 Shtatorit: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica

Urim i Agelerit me rastin e 8 Shtatorit: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica

Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori. 

Në video paraqitjen të cilën e publikoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, Ageleri thotë “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësive tuaja dinamike dhe të ndryshme."

"Ashtu si pavarësia jonë, edhe e juaja u fitua me vështirësi, me sakrifica të panumërta të bëra nga ata që besuan në fuqinë e lirisë dhe demokracisë. Sot dhe gjithmonë, ne nderojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur", tha Ageleri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR