• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uragani i fuqishëm i kategorisë së tretë, Idalia, e ka goditur bregun perëndimor të Floridës

Uragani i fuqishëm i kategorisë së tretë, Idalia, e ka goditur bregun perëndimor të Floridës

Orlando, 30 gusht 2023 (MIA) - Uragani Idalia, i kategorisë së tretë, i cilësuar si "jashtëzakonisht i rrezikshëm" dhe i cili e ka goditur sot Floridën, shkaktoi që miliona njerëz të evakuohen dhe të mbyllen në shtëpi, në pritje të përmbysjeve të rrezikshme për jetë.

Duke u përforcuar mbi ujërat e ngrohta të Gjirit meksikan, Idalia e ka goditur bregun veriperëndimor të këtij shteti federal me erëra shkatërruese dhe të reshura të mëdha të shiut, që mund të shkaktojnë dallga të larta deri pesë metra.

Idalia e goditi bregun në ora 7 në mëngjes sipas kohës lokale në Kiton Biç, vend me 13 mijë banorë, në rreth 120 kilometra në juglindje të kryeqytetit Talahasi.

Më shumë se 21 milionë banorë të Floridës, Xhorxhisë dhe Karolinës Jugore janë nën alarm, ndërsa në këto shtete është vendosur gjendje e jashtëzakonshme. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR