• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uolstrit zhurnal: Bajden me siguri nuk do të akuzohet në rastin me dokumente të besueshme

Uolstrit zhurnal: Bajden me siguri nuk do të akuzohet në rastin me dokumente të besueshme

Uashington, 17 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden me siguri nuk do të akuzohet në hetimin për rastin me dokumente të besueshme, njoftoi Uollstrit zhurnal, duke cituar njerëz të informuar me këtë çështje.

Prokurori i posaçëm Rober Hur pritet të publikojë një raport potencialisht para fundit të këtij viti dhe se do të jetë shumë kritik për mënyrën se si Bajden dhe bashkëpuntorët e tij vepruan me dokumente, publikoi gazeta.

Prokuroria refuzoi të komentoj raportin. Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj menjëherë ndaj kërkesës për koment.

Në janar, prokurori amerikan, Merik Garland e emëroi Hurin për prokuror të posaçëm për hetimin për ruajtjen joadekuate të dokumenteve të klasifikuara në shtëpi dhe ish zyren e demokratit Biden. Ai është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve muajin e kaluar.

Bajden tha se është i befasuar nga zbulimi i dokumenteve të besueshme dhe se pret në fund kjo të hidhet posht si e parëndësishme. Ekipi i tij informoi se ai po bashkëpunon me hetimin. 

Hetimi më i gjerë për trajtimin e dokumetave të besueshme është i orientuar drejt rivalit potencial kryesor republikan të Bajdenit në zgjedhjet e vitit 2024, ish-presidentit Donald Tramp. Lënda, e lidhur me dokumente federale, duhet të dalë para gjyqit në maj. Tramp mohon se është fajtor. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR