• e martë, 26 nëntor 2024

UNRVA: Palestinezët janë rrahur dhe abuzuar seksualisht në burgjet izraelite

UNRVA: Palestinezët janë rrahur dhe abuzuar seksualisht në burgjet izraelite

Gazë, 6 mars 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka përgatitur raport në internet, që qarkullon në Kombet e Bashkuara, ku flitet për abuzimin e përhapur ndaj palestinezëve në qendrat izraelite për paraburgim, raportoi Guardiani londinez, duke informuar se ka qasje në dokumentin.

Raporti i brendshëm i UNRVA-së përshkruan abuzimin e përhapur ndaj palestinzëve në qendrat izraelite për paraburgim, që, sipas raportit, përfshijnë rrahje, sulme me qenë dhe sulme seksuale.

Raporti i UNRVA-së kryesisht bazohet në dëshmitë e të burgosurve palestinezë, të cilët janë liruar nga dhjetori i vitit 2023 në vendkalimin Kerem Shalom, ku personeli i UNRVA-së ishte i pranishëm për të ofruar mbështetje humanitare.

Në raportin, i cili qarkullon në KB, thuhet se nga dhjetori i vitit 2023 janë liruar diçka më tepër se 1.000 të burgosur. Megjithatë, vlerësohet se më shumë se 4.000 burra, gra dhe fëmijë janë arrestuar në Gazë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Izraeli i ka mohuar akuzat për abuzim, duke thënë se është propagandë e nxitur nga Hamasi, shkruan Gardian. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR