• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNRVA: Nga Rafah deri tani janë larguar 360.000 palestinezë

UNRVA: Nga Rafah deri tani janë larguar 360.000 palestinezë

Gazë, 13 maj 2024 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të palestinezëve në Gazë (UNRVA) sot njoftoi se rreth 360.000 palestinezë e kanë lëshuar qytetin në Rafah pasi Izraeli paralajmëroi evakuimin. 

Përafërsisht një milion palestinezë që u larguan nga përleshjet në Rripin e Gazës gjetën strehim në Rafah. Forcat izraelite të sigurisë (IDF) më 6 maj urdhëruan evakuimin e palestinezëve nga periferitë lindore të Rafahs. Kabineti ushtarak izraelit miratoi më 9 maj një "zgjerim të kufizuar" të operacionit ushtarak në Rafah.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se për shkak të luftimeve është bllokuar dërgimi i karburanteve nëpër vendkalime.

Jemi vetëm disa orë larg kolapsit të sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për të operuar gjeneratorët në spitale, ambulanca dhe për transportin e personelit, thuhet në një deklarate të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR