UNRVA: Në Gaza mesatarisht në ditë vriten nga 63 gra, 37 prej tyre - nëna
- Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA) në një publikim në Iks me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, u përqendrua në pozicionin e vështirë së grave në Gaza.
- Post By Melahat Baftija
- 10:13, 8 mars, 2024
Gaza, 8 mars 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA) në një publikim në Iks me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, u përqendrua në pozicionin e vështirë së grave në Gaza.
"Gratë në Gaza vazhdojnë t'i pësojnë pasojat nga kjo luftë brutale" , potencohet në publikim.
On #InternationalWomensDay, the women in #Gaza continue to endure the consequences of this brutal war.
— UNRWA (@UNRWA) March 8, 2024
‼️ At least 9,000 women have been killed, many more are under the rubble.
‼️ On average, 63 women are killed in #Gaza per day - 37 are mothers who leave their families behind.
Sipas UNRVA, të paktën 9.000 gra janë vrarë në Gaza nga fillimi tetorit, por agjencia e KB-së paralajmëroi se numri me siguri është më i madh: "Kjo shifër me siguri është më e vogël se e vërteta, sepse theksohet se shumë më tepër gra janë të vdekura nën rrënoja".
"Në Gaza mesatarisht vriten nga 63 gra në ditë - 37 janë nëna, të cilat i lënë familjet e tyre pas", shtohet në publikimin e UNRVA-së. mb/
Foto: EPA