• e mërkurë, 20 nëntor 2024

UNRVA: Mes 35 dhe 45 viktimave në sulmin izraelit ndaj një shkolle të KB-së në Gazë

UNRVA: Mes 35 dhe 45 viktimave në sulmin izraelit ndaj një shkolle të KB-së në Gazë

Gazë, 6 qershor 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit në një shkollë të Kombeve të Bashkuara në Nusejrat, në pjesën qendrore të Gazës, janë vrarë mes 35 dhe 45 njerëz, deklaroi sot drejtori i komunikimeve të Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA), Xhuliet Tuma, duke u shprehur se ende nuk mund të konfirmojnë numrin e saktë të të vrarëve në sulm, raportojnë mediat britanike.

Hamasi më parë njoftoi se të paktën 27 persona u vranë në sulm dhe disa dhjetëra u plagosën.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sot bënë të ditur se vlerësojnë se 20 deri në 30 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik ishin në shkollën në Nusejrat kur sulmi izraelit ndodhi gjatë natës, raportoi "Tajms of Izrael".

Nga IDF-ja deklarojnë se anëtarët e grupeve terroriste ndodheshin në tre klasa të ndara nga zona ku ishin strehuar civilët e zhvendosur.

Armata thotë se sulmi u vonua dy herë për të shmangur dëmtimin e civilëve.

IDF-ja njoftoi se sulmi ishte i saktë dhe se disa terroristë ishin "eliminuar". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR