• e premte, 05 dhjetor 2025

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Tetovë, 5 maj 2025 (MIA)- Me rastin e 5 Majit – Ditës kombëtare të dëshmorëve, drejtuesit e Universitetit të Tetovës bënë homazhe pranë Flakadanit të kujtesës në shenjë nderimi për dëshmorët që flijuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit.

“Kjo ditë përkujton me respekt të thellë sakrificën sublime të të gjithë atyre që, me guxim dhe përkushtim i dolën zot Atdheut në momentet më të vështira të historisë sonë. Flakadani i kujtesës si simbol i pavdekshëm i rezistencës dhe qëndresës, përkujton mundin dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve që idealin për liri e vunë mbi gjithçka tjetër”, thuhet në kumtesën e UT-së.

Universiteti i Tetovës, si institucion arsimor dhe kombëtar, mbetet i përkushtuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe në edukimin e brezave të rinj me ndjenjën e respektit ndaj veprës së tyre madhore.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, theksohet në komunikatë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR