• e hënë, 23 dhjetor 2024

Universiteti i Kolumbisë filloi të dëbojë nga mësimi aktivistë propalestinezë

Universiteti i Kolumbisë filloi të dëbojë nga mësimi aktivistë propalestinezë

Uashington, 30 prill 2024 (MIA) - Universiteti i Kolumbisë ka filluar të dëbojë aktivistët propalestinezë që refuzuan të mblidhnin tendat e tyre në një kamp të ngritur në territorin e kampusit në Nju-Jork.

Universiteti i cili është pjesë e ligës prestigjioze (Ivy league) publikoi dështimin e negociatave për të ndaluar aksionet polarizuese të protestës që kanë vijuar me javësh.

Kryetarja e institucionit të arsimit të lartë, Minoush Shafik, deklaroi se negociatat disaditore mes organizatorëve të studentëve dhe udhëheqësis akademike nuk i kanë bindur studentët të mblidhen dhjetëra tenda të ngritura si aksion proteste për shkak të luftës së Izraelit në Gazë.

Në letrën e djeshme nga atje ata iu kanë dërguar një paralajmërim protestuesve që të nënshkruajnë një formular ku premtojnë se do të respektojnë rregullat e Universitetit deri në orën 14:00. Përkundrazi do të përjashtohen nga mësimet dhe nuk do të mund të mbarojnë semestrin.

"Kampi ka krijuar një atmosferë të pafavorshme për studentët dhe pedagogët tanë hebrenj, ndërsa zhurma ndikon në leksionet, trajnimin dhe përgatitjen për provime", deklaroi në brifingun e sotëm sekretari i Universitetit Ben Çan.

Ky Universitet i cili është kthyer në një nga qendrat e protestave që po ndodhin më shpesh në kampuset amerikane në të gjithë SHBA-në, ndërsa që lidhen me ngjarjet në Gazë ka marrë masa të ashpra ndaj aktivistëve.

Ndërkohë, policia në Universitetin e Teksasit mbrëmë ka arrestuar dhjetëra studentë të cilët ishin në tubimin propalestinezë pas së cilës ndaj tyre ështe hedhur gaz lotësjellës.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR