• e diel, 07 dhjetor 2025

Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip shënon 18 vjetorin e themelimit

Universiteti

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Universiteti "Goce Dellçev" në Shtip sot shënon 18 vjetorin e themelimit me një ngjarje për promovimin e partneritetit dhe bashkëpunimeve me bashkësinë lokale, sektorin e biznesit dhe institucionet ndërkombëtare.

Në ngjarjen "18 vjet UGD - Partneritet dhe bashkëpunim" në sallën multimediale të UGD do të mbahen tre panel diskutime: UGD dhe bashkësia lokale, UGD dhe sektori i biznesit dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar i UGD-së.

Në panel është planifikuar pjesëmarrja e rektorit të Universitetit "Goce Dellçev"-Shtip, Dejan Mirakovski, kryetari i komunës së Shtipit Ivan Jordanov, prorektorët për investime dhe zhvillim, Darko Lazarov dhe për bashkëpunim ndërkombëtar Ana Nikodinovska Kërstevska, si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. sa/

foto: ftesa

QËNDRONI TË LIDHUR