• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF: Shkalla e varfërisë së fëmijëve në Argjentinë është afër 70 për qind

UNICEF: Shkalla e varfërisë së fëmijëve në Argjentinë është afër 70 për qind

Buenos Aires, 13 mars 2024 (MIA) - Në tremujorin e parë të këtij viti shkalla e varfërisë së fëmijëve në Argjentinë mund të arrijë 70 për qind, paralajmëron Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF). 

UNICEF-i thekson se shkalla e varfërisë në këtë vend të Amerikës Jugore po rritet me shpejtësi, pasi në fund të vitit të kaluar arriti 57 për qind.

Agjencia thekson se kjo gjendje është reflektimi i inflacionit të lartë, dobësimit të rritjes ekonomike dhe masave shtrënguese në vend.

UNICEF-i paralajmëron se numri i personave me varfëri ekstreme në Argjentinë mund të rritet në 34 për qind nga 19.4 në fund të vitit 2023 dhe bëri thirrje për më shumë shpenzime për të mbrojtur jetën e fëmijëve.

"Përderisa vazhdojnë trendët aktuale, varfëria e fëmijëve dhe adoleshentëve në tremujorin e parë nga viti 2024 do të arrinte vlerat përafërsisht 70 për qind", tha specialisti i përfshirjes dhe monitorimit social të UNICEF-it, Sebastian Vaisgrais.

Mediat britanike kujtojnë se presidenti i ri i djathtë i Argjentinës, Havier Majli, bënë përpjekje për të ndryshuar masat shtrënguese për deficitin e thellë fiskal për të kthyer rezervat dhe për të stabilizuar ekonominë, por kjo ka një ndikim për rritjen së ekonomisë dhe rritjen e varfërisë.

"Të vetëdijshëm për kufizimet fiskale me të cilat përballet vendi, UNICEF-i kërkon që fëmijët dhe adoleshentët të jenë prioritet që të mos rritet varfëria më te", shtoi Vaisgrais. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR