• e shtunë, 21 dhjetor 2024

UNICEF: Rritet shqetësimi për shkak të i kolerës në Afrikën Jugore

UNICEF: Rritet shqetësimi  për shkak të i kolerës në Afrikën Jugore

Gjenevë, 17 janar 2024 (MIA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka shprehur shqetësim për epideminë e kolerës, e cila me muaj po përhapet në Afrikën Lindore dhe Jugore. 

Deri në mes të janarit, në 13 rajonet e prekura janë regjistruar rreth 200.000 raste të sëmundjes dhe më shumë se 3.000 vdekje. 

Drejtoresha rajonale e UNICEF-it, Etleva Kadila deklaroi se kjo është një nga epidemitë më të rënda të sëmundjes në vitet e fundit, raporton DPA. 

Sipas UNICEF-it, ka raste në të gjitha provincat e Zimbabve. Situata është veçanërisht e rëndë në Zambi, ku nëntë nga dhjetë provinca janë të prekura nga epidemia e kolerës. Më shumë se gjysma e fëmijëve të prekur janë nën moshën 15 vjeç. 

 Vendi sapo ka marrë 1.4 milionë doza të vaksinës orale kundër kësaj sëmundje kërcënuese për jetën.

"Epidemia paraqet një ngarkesë të madhe në sistemin shëndetësor të vendeve të prekura dhe tregon dobësi në infrastrukturën higjienike", tha Kadili. 

Kolera shkaktohet nga bakteri Vibrio cholerae, i cili prodhon toksinë në zorrë. Ushqimi dhe uji i pijshëm i kontaminuar me feces ose të vjella nga njerëzit e sëmurë janë shkaqet kryesore të përhapjes së sëmundjes. 

 Reshjet e dendura të shkaktuara nga fenomeni metereologjik El Ninjo e kanë përkeqësuar disponueshmërinë e ujit të pijshëm të pastër në disa vende të rajonit muajt e fundit.

Megjithatë, UNICEF-i thekson se ndikimi i epidemisë tek fëmijët nuk lidhet vetëm me shëndetin. 

 "Problem është edhe ndërprerja e mësimit në shkolla", ka shtuar Kadili.

 Në Zambi, për shembull, pas festave të Krishtlindjeve, mësimi nuk do të fillojë deri më 29 janar që të shmanget rreziku e infeksionit.

"Me fillimin e vitit të ri shkollor në shumë vende të rajonit, është vendimtare që të vendosen masa për mbrojtjen e fëmijëve nga infeksioni në shkolla", paralajmëroi Kadili.

Shumë raste janë asimptomatike, dhe në raste më të rënda humbja e lëngjeve dhe kripës në trup mund të çojë në ndalim të qarkullimit të gjakut, spazma muskulore ose tronditje dhe vdekje brenda disa orësh.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR