UNICEF: Rafah është qyteti i fëmijëve dhe shpresa e fundit për Gazën
- Zëdhënësi i Fondit për Fëmijë dhe të Rinj të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) Xhejms Elder sot deklaroi se Rafah është qyteti i fëmijëve dhe shpresa e fundit e Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:54, 22 mars, 2024
Kan Junis, 22 mars 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Fondit për Fëmijë dhe të Rinj të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) Xhejms Elder sot deklaroi se Rafah është qyteti i fëmijëve dhe shpresa e fundit e Gazës.
Në videon e rrjetit social “X”, gjatë vizitës në qytetin e Kan Junis, ai i përshkroi rrënojat në atë qytet si "shkatërrim total" dhe shprehu shqetësimin se diçka e ngjashme mund të ndodhte si rezultat i operacionit ushtarak në Rafah, theksoi "Gardian".
"Rafah është qytet i fëmijëve, atje ka 600.000 djem dhe vajza. Një ofensivë ushtarake në Rafah? Mendoj, po, ofensiva është fjala e vërtetë. Rafah është shtëpia e spitaleve, strehimoreve, tregjeve dhe sistemeve të ujit të mbetur të fundit të Gazës. Rafah është shpresa e fundit e Gazës. E megjithatë, nën hijen e kësaj, të skenave të tilla brutale në të gjithë Gazën, disa zëra po mendojnë t'i bëjnë të gjitha përsëri në Rafah", tha Elder.
Ai foli për miratimin e planeve operative të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për ofensivën Rafah, në të cilin thuhet se katër batalione të Hamasit janë të vendosura atje. qa
Foto: MIA