• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF: Ndihma për fëmijët në Gazë është çështje jete a vdekjeje

UNICEF: Ndihma për fëmijët në Gazë është çështje jete a vdekjeje

Nju-Jork, 26 shkurt 2024 (MIA) - Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëroi se ndihma e dorëzuar për fëmijët në Rripin e Gazës e bllokuar është çështje jete a vdekjeje. 

"Sigurimi i ndihmës së fëmijëve në Gazë është çështje jete a vdekjeje", bëhet e ditur në publikimin e UNICEF-it në rrjetin social X.

Në kumtesë theksohet se nevoja për ujë, ushqim, ilaçe dhe karburant në Rripin e Gazës është shumë e madhe dhe urgjente dhe se armëpushimi do të ishte mënyra më e mirë që të shpëtohen banorët e Gazës dhe të zbuten hallet e tyre. 

Në të njëjtën kohë, Filip Lazarini, komisar i përgjithshëm i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA), tha se në shkurt, sasia e ndihmës humanitare që ka hyrë në Rripin e Gazës ishte dyfish më e vogël në krahasim me muajin e kaluar. 

Lazarini në deklaratën e djeshme tha se nga 23 janari nuk mund të dorëzojnë ndihmë deri në pjesën veriore të Rripit të Gazës, i cili nga 7 tetori i vitit të kaluar ishte cak i sulmeve të ashpra izraelite. 

Për shkak të obstruksionit të Izraelit, i cili gjykohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk mund të dorëzohet mjaftueshëm ndihmë deri në Gazë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR