• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNICEF: Në Gazë u vranë më shumë se 13 mijë fëmijë, të mbijetuarit - vuajnë nga uria

UNICEF: Në Gazë u vranë më shumë se 13 mijë fëmijë, të mbijetuarit - vuajnë nga uria

Nju-Jork, 18 mars 2024 (MIA) - Më shumë se 13.000 fëmijë u vranë në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi UNICEF-i, duke shtuar se shumë të tjerë vuajnë nga uria e rëndë. 

"Mijëra prej tyre janë të plagosur dhe nuk mund as të konfirmojmë se ku janë. Ata ndoshta janë nën rrënoja... Nuk kemi parë shkallë të tilla të vdekshmërisë te fëmijët në gati asnjë konflikt tjetër në botë", deklaroi mbrëmë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Ketrin Rasell për emisionin „Face the Nation“ të Si-Bi-Es.

"Isha në repartet e fëmijëve të cilët vuajnë nga anemia e rëndë për shkak të kequshqyerjes, i gjithë reparti është absolutisht i qetë. Sepse fëmijët, të porsalindur... nuk kanë as forcë që të qajnë", sqaron ajo.

Rasell tha se ka "shumë sfida të mëdha burokratike" për marrje të ndihmës për Rripin e Gazës me kamionë.

Çdo i treti fëmijë i moshës nën dy vjet në pjesën veriore të Rripit të Gazës tani është i kequshqyer dhe në rrezik nga uria, paralajmëroi të shtunën agjencia kryesore e KB-së në Rripin e Gazës, UNRVA. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR