• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNHCR: Emigrantët përballen me "horror të paparë" në marsh rutat drejt Evropës

UNHCR: Emigrantët përballen me

Gjenevë, 5 qershor 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për refugjatë (UNHCR) bëri thirrje për zgjerim të përpjekjeve shpëtimtare për njerëzit në rutat kryesore të emigrimit drejt Evropës, të cilat përballen me "tmerre të papara", lajmëroi DPA.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vinsent Koshetel, bëri thirrje për bashkëpunim të rritur me autoritetet lokale dhe bëri thirrje për mjete financiare shtesë nga vendet donatore.

"Kjo përfshin qasje më të mirë drejt procedurave juridike, drejt sigurisë dhe drejt përmirësimit të shërbimeve mbrojtëse për viktimat, si dhe për ata të cilët i ekspozohen rrezikut për t'u bërë viktima përgjatë rutave", tha Koshetel në Gjenevë.

Sipas raportit më të ri të UNHCR-së, çdo vit qindra mijë njerëz i rrezikojnë jetët e tyre për të emigruar nga vendet subsahariane në Afrikë, si dhe nga Azia dhe Lindja e Afërt.

Sipas UNHCR-së, shumë prej atyre të cilët janë në lëvizje i nënçmojnë rreziqet nga udhëtimi, me ç'rast shumica vdesin derisa e kalojnë shkretëtirën apo në afërsi të kufijve, përderisa të tjerët pësojnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

"Shumë prej tyre nuk shkojnë në qytetet kryesore ku janë bazuar dhe përfaqësuar mirë aktorët humanitarë", tha Koshetel. "Ata nisen nëpër ruta sekondare, duke arritur drejt qyteteve më të vogla në rajone vështirë të kalueshme, përfshirë edhe shkretëtirën e Saharasë. Shërbimet atje duhet të jenë të locuara", shtoi ai, transmetoi DPA.

Sipas UNHCR-së, tre të katërtat e mbi 108 milionë njerëzve të zhvendosur me dhunë në mbarë botën jetojnë në vende me të arhura të ulëta dhe të mesme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR