• e hënë, 23 dhjetor 2024

UNHCR dhe OSNA i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar të ndajë 4,1 miliardë dollarë për civilët në Sudan

UNHCR dhe OSNA i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar të ndajë 4,1 miliardë dollarë për civilët në Sudan

Gjenevë, 7 shkurt 2024 (MIA) - Komisari i lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OSNA) i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar të ndajë 4,1 miliardë dollarë për civilët në Sudan.

Nga prilli i vitit të kaluar në Sudan ka shpërthyer luftë qytetare ndërmjet armatës dhe Forcave për mbështetje të shpejtë, ndërsa mbi nëntë milionë sudanezë janë shpërngulës të brendshëm.

Sipas KB-së, deri tani kanë humbur jetën të paktën 12.000 persona, por supozohet se numri është shumë më i madh.

Rreth 19 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë në këtë vend.

Programi botëror për ushqim i KB-së thotë se rreth 18 milionë njerëz në Sudan momentalisht janë në gjendje të urisë akute, ndërsa më së shumti vuajnë ata që janë të robëruar pas vijës së fronit.

Në apelin e UNHCR-së dhe Zyrës së KB-së për koordinim të Çështjeve Humanitare (OSNA) citohet se gjysma e popullatës së Sudanit, që numëron rretj 25 milionë persona, kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje.

Mjetet do të sistemohen për banorët brenda në vend, por edhe për refugjatët që e braktisën vendin.

OSNA po kërkon 2.7 miliardë dollarë për të ndihmuar rreth 14.7 milionë sudanezë, ndërsa UNHCR po kërkon 1.4 miliardë dollarë të tjerë për të ndihmuar rreth 2.7 milionë njerëz që kanë ikur në pesë vende fqinje.

"Ata humbën shumë. Ne dëgjojmë një mesazh prej tyre: ne duam paqe që të mund të kthehemi në shtëpi dhe kemi nevojë për mbështetje për të rindërtuar jetën tonë. Ata kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmë dhe kanë nevojë për të tani", tha Komisari i Lartë i KB-së për Refugjatët, Filipo Grandi.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t'i kushtojë vëmendje pasojave të konflikteve në Sudan, Kongo, Afganistan dhe Mjanmar dhe të mos lejojë që luftërat në Ukrainë dhe Gaza të largojnë vëmendjen nga nevojat e civilëve në pjesë të tjera të botës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR