• e premte, 05 dhjetor 2025

UNESKO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e rariteteve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik

UNESKO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e rariteteve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik

Ohër, 8 korrik 2025 (MIA) – Komiteti për trashëgimi botërore të UNESKO-s në draft – dokumentin e miratuar në kuadër të Sesionit të 47-të të këtij viti që po mbahet në Paris kërkon që Rajoni i Ohrit të venoset në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në draft vendimin theksohet se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan Rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESKO-s dhe kërkohet përmbushje e vërejtjeve të Misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar.  

Në draft – versionin e vetë vendimit edhe këtë herë shënohen dobësitë në qëndrimin e shtetit, institucioneve dhe autoriteteve në nivel kombëtar dhe lokal ndaj Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit si një trashëgimi natyrore ose kulturore e shpallur thesar botëror, si dhe reagimin joadekuat të shtetit dhe institucioneve ndaj vërejtjeve nga Organizata Botërore, me propozim konkret që rajoni të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESKO-s.

Në dokument thirren Maqedonia dhe Shqipëria të punojnë në fuqizimin e dialogut ndërkufitar, dhe në nivel të lartë institucional dhe operativ, që të sigurohet menaxhim efektiv dhe i qëndrueshëm me rajonin. 

Nëse miratohet draft-vendimi i Komitetit, nuk do të thotë se Rajoni i Ohrit do të fshihet nga lista e vlerave të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, por zgjidhje e caktuar e asaj që ishte treguar vitet e kaluara nga ana e ekspertëve ndaj publikut kritik, si sjellje joadekuate ndaj brendit të njohur nga bota. 

Një pjesë e ekspertëve janë të qëndrimit se ajo është mënyra e vërtetë e cila do të hapë më shumë mundësi që shteti, institucionet, qyteti të marrin ndihmë, përvojë dhe mekanizma të Organizatës Botërore në aktivitetet e ardhshme për tejkalim të problemeve që në fakt edhe shkaktuan gjendjen e deritanishme. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR