• e premte, 22 nëntor 2024

Ulusoj: Ne jemi të vendosur që gjatë periudhës së qeverisë së re t'i ngremë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në një nivel më të lartë

Ulusoj: Ne jemi të vendosur që gjatë periudhës së qeverisë së re t'i ngremë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në një nivel më të lartë

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Nga pavarësia e deri më sot e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim këtë shtet mik me të cilin kemi marrëdhënie të ngushta historike dhe ndërpersonale në të gjitha fushat. Jemi të vendosur që gjatë periudhës së Qeverisë së re t'i ngremë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në një nivel më të lartë, theksoi ambasadori Fatih Ulusoj në pritjen me rastin e kremtimit të 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

„Pas krijimit të republikës, si vend dhe popull hapëm një rrugë të rëndësishme në të gjitha fushat. Sot vendi ynë është anëtar i një sërë organizatash ndërkombëtare si KB-ја, NATO, OECD-ја, G-20 dhe kandidat për anëtarësim në BE, i cili me një rol aktiv në politikën e jashtme, ndërmjetësimin dhe mbrojtjen jep një kontribut të rëndësishëm për paqen botërore. Ballkani është një rajon prioritar i politikës së jashtme turke, të cilit i kushtojmë shumë rëndësi. Turqia është pjesë e pandashme e Ballkanit. Turqia ia dorëzoi komandën KFOR-it këtë muaj pas një periudhe njëvjeçare, ndërsa në BeH në kuadër të misionit ALTEA ajo vepron së bashku me kontingjentin maqedonas dhe do të vazhdojë të veprojë në periudhën e ardhshme, tha Ulusoj.

Turqia, përkujtoi ai, është vendi që e njohu Maqedoninë e Veriut me emrin e saj kushtetues dhe ishte i pari që emëroi një ambasador në këtë vend.

“Nga pavarësia e deri më sot, këtë vend mik me të cilin kemi marrëdhënie të ngushta historike dhe ndërpersonale, e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim në të gjitha fushat përmes Ministrisë sonë të Arsimit Kombëtar, TIKA-s, Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve, Institutit Junus Emre, Kryesisë të Çështjeve Fetare dhe një sërë institucionesh të tjera. Jemi të vendosur që gjatë periudhës së qeverisë së re t'i ngremë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në një nivel më të lartë”, theksoi ambasadori Ulusoj.

Në pritjen me rastin e përvjetorit të Republikës së Turqisë morën pjesë i gjithë lidershipi shtetëror, kryetarja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të jetës publike dhe shoqërore, biznesmenë turq ...

Duke vënë në dukje bashkëpunimin mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai kujtoi se pas marrjes së detyrës nga qeveria e re, vizitën e parë dypalëshe në nivel të Ministrit të Punëve të Jashtme e realizuan ministri Hakan Fidan, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ishte për vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi.

“I nderuari ministër i Mbrojtjes Vlado Misajlovski javën e kaluar mori pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes SAHA EXPO në Stamboll, gjatë të cilit pati rastin të takohet me bashkëbiseduesit e tij turq. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, i nderuari Besar Durmishi ka sot takime zyrtare në Turqi. Shefi ynë i Shtabit të Përgjithshëm vizitoi Shkupin javën e kaluar dhe kjo ishte vizita e parë zyrtare bilaterale e këtij niveli gjatë Qeverisë së re”, tha Ulusoj.

Maqedonia e Veriut, shtoi ai, ka një vend të jashtëzakonshëm dhe të paharrueshëm në mesin e vendeve, pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë vitin e kaluar, bazuar në mendimin se "miku i vërtetë njihet në ditët e errëta".

“Shkolla e quajtur "Maqedonia" e ndërtuar nën udhëheqjen e Odës Ekonomike Maqedonaso-Turke MATTO dhe me kontributin e Kryqit të Kuq të Maqedonisë në Malatia, një nga qytetet më të rrezikuara nga tërmeti, simbolizon solidaritetin e ngushtë mes dy vendeve. Fëmijët që mësojnë në këtë shkollë, klasat e së cilës mbajnë emrat e qyteteve të Maqedonisë së Veriut, do të jenë dëshmitarë të gjallë të vëllazërisë dhe miqësisë mes vendeve tona”, tha ambasadori.

Turqia, theksoi ai, ishte vendi i parë që dërgoi avionë dhe një helikopter për të shuar zjarret gjatë zjarreve në pyje këtë verë. E gjithë kjo, sipas tij, tregon solidaritetin e ngushtë mes qeverive dhe popujve të dy vendeve.

“Sot, kur paqja globale është e ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze, si Turqi, ne besojmë se bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. Paqja dhe stabiliteti padyshim mund të vendosen nga bashkëpunimi i aktorëve rajonalë, në vend që të kërkohen zgjidhje jashtë. Ne mbështesim dhe ndjekim nga afër deklaratat në këtë drejtim”, thekson Ulusoj.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, ambasadori tha se kompanitë turke me aktivitetet e tyre në fushën e bankave, industrisë ushqimore, turizmit, arsimit, energjetikës e të tjera, japin një kontribut të rëndësishëm në infrastrukturën, punësimin dhe ekonominë e përgjithshme të këtij vendi.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë kompanitë turke që të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi përshpejtuar përpjekjet tona për të rritur vëllimin e tregtisë dypalëshe. Në këtë drejtim, është domethënëse që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërmerr hapa në drejtim të inkurajimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për investitorët e huaj. Në të njëjtën kohë, mirëpresim deklaratat e ministrit të Ekonomisë Durmishi, i cili inkurajoi kompanitë turke gjatë vizitës së tij në Turqi, tha Ulusoj.

 Në pritjen e mbrëmshme morën pjesë përfaqësues të MATTO-s dhe rreth 100 kompani turke që operojnë në vend.

“Ne kemi besim se investimet e reja turke do të vazhdojnë të na bashkohen në këtë vend mik. Rritja e dyfishtë e vëllimit tonë tregtar nuk e konsiderojmë si ëndërr, por synim që mund të realizohet në afat të shkurtër, tha ambasadori Ulusoj.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia bashkëpunojnë në fushën e industrisë së mbrojtjes. “Ndihma jonë ushtarake, mbështetja stërvitore dhe pjesëmarrja dypalëshe në stërvitjet ushtarake vazhdojnë me ritme intensive”, tha ai.

Ai vlerësoi se ka bashkëpunim të shkëlqyer edhe në turizëm. - Vitin e kaluar, afro 200 mijë turistë nga Turqia kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, ndërsa 250 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë vizituar Turqinë. Për ne është i rëndësishëm fakti që turistët turq janë më të shumtët në kategorinë e turistëve të huaj që vizitojnë vendin dhe shpresojmë se ky numër do të rritet, tha Ulusoj.

QËNDRONI TË LIDHUR