• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ullusoj: Dy aeroplanë turq dhe një helikopter do ta ndihmojnë vendin në përballjen me zjarret

Ullusoj: Dy aeroplanë turq dhe një helikopter do ta ndihmojnë vendin në përballjen me zjarret

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Republika e Turqisë me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dërgoi ndihmë prej dy aeroplanëve dhe një helikopteri për shuarje të zjarreve në vend, konfirmoi sot ambasadori turk, Fatih Ullusoj.

"Në bazë të kërkesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje në orët e pasdites intervenuam shpejtë dhe dy aeroplanë dhe një helikopter tashmë kanë arritur me qëllim që t'i luftojnë zjarret. Ne i qëndrojmë çdoherë pranë Maqedonisë së Veriut edhe në ditë të mira edhe në të rënda", tha ambasadori Ullusoj në ceremoninë me rastin e 15 korrikut - Ditës së demokracisë dhe unitetit nacional, që sot e organizoi në Ambasadën turke.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov paraprakisht informoi se dy aeroplanë turq për shuarje të zjarrit "er traktorë" dhe një helikopter do të prëfshihen në shuarjen e zjarreve që e kapluan vendin. Mjetet fluturuese sot në mëngjes ateruan në aeroportin në Shkup.

Dy "er traktorë" turq së bashku me dy "er traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim do të intervenojnë në zjarrin në komunën Novo Sellë, një helikopter policor herët në mëngjes tashmë ka filluar me shuarjen e zjarrit në malin Serta, ndërsa së shpejti atij pritet t'i bashkangjitet edhe një helikopter i armatës dhe një helikopter turk.

Më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi ndodhi tentim i pasuksesshëm për grusht shtet të filluar nga një grup nëpunësish ushtarak në të cilin jetën e humbën mbi 250 persona, ndërsa mbi 2.000 u lënduan.

Autoritetet turke konsiderojnë se organizata terroriste (FETO) e imamit Fetullag Gylen, i cili jeton në SHBA, qëndron prapa grusht shtetit. ab/

Foto: МIА/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR