• e shtunë, 22 shkurt 2025

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në akset rrugore Tetovë - fshati Gajre dhe Kulla - Katllanovë

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në akset rrugore Tetovë - fshati Gajre dhe Kulla - Katllanovë

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës, nga 20 deri 30 metra, ka nga Tetova deri në fshatin Gajre dhe nga Kulla deri në Katllanovë deri 100 metra, kumtoi LAMM. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR