• e hënë, 01 korrik 2024

Ulje e dukshmërisë në rrugë për shkak të mjegullës në Krushevë

Ulje e dukshmërisë në rrugë për shkak të mjegullës në Krushevë

Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 70 m ka në Krushevë, njoftuan sot nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Siç informojnë, në grykat malore, është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të cilat pastrohen rregullisht.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Nga aty thonë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët rrugore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR