Ulet qarkullimi në industri
- Qarkullimi i përgjithshëm në industri në prill të këtij viti ka shënuar rënie vjetore prej 7 për qind dhe mujore për 11,6 për qind, ndërsa në katër muajt e parë të vitit është ulur për 8,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, qarkullimi në industri në tregun e brendshëm u rrit për 8.7 për qind në vit dhe 1.2 për qind në muaj, dhe në katër muajt e parë të vitit ishte më i lartë për 2.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
- Post By Sara Ademi
- 14:31, 14 qershor, 2024
Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Qarkullimi i përgjithshëm në industri në prill të këtij viti ka shënuar rënie vjetore prej 7 për qind dhe mujore për 11,6 për qind, ndërsa në katër muajt e parë të vitit është ulur për 8,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, qarkullimi në industri në tregun e brendshëm u rrit për 8.7 për qind në vit dhe 1.2 për qind në muaj, dhe në katër muajt e parë të vitit ishte më i lartë për 2.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Qarkullimi në industri në tregjet e huaja është ulur për 11 për qind në nivel vjetor, për 15,4 për qind në bazë mujore dhe për 11,5 për qind në katër muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi i përgjithshëm në industri në prill të vitit 2024, krahasuar me prillin e vitit 2023, shënoi rritje të produkteve intermediare, përveç energjisë për 7,8 për qind, mallrave të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5,9 dhe produkteve jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.7 për qind, ndërsa rënie prej 23.2 për qind ka tek produktet kapitale.
Qarkullimi në industrinë në tregun vendas në prill të vitit 2024, krahasuar me prillin e vitit 2023, shënon rritje të produkteve intermediare, përveç energjisë për 13,4 për qind dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm për 8,4 për qind, ndërsa rënie ka tek produktet kapitale për 6,2 për qind dhe në prodhime të qëndrueshme konsumatore për 7.5 për qind.
Qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit prill 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te prodhimet intermediare përveç energjisë, për 8.4 për qind, prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 13.0 për qind dhe prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.4 për qind, derisa rënie vërehet te prodhimet kapitale për 23.5 për qind. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s